Rita Ora: Mbani maskën edhe në pushime
Shpërndaje

Rita Ora është duke kaluar kohën e saj më të mirë në vende të ndryshme të botës dhe po mban të azhornuar fansat e saj përmes imazheve të ndryshme.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur miliona ndjekës përmes disa fotografive.
E veshur me bikini me ngjyrë të kaltër, Rita ka theksuar linjat e rregullta trupore.
Ajo ka pasur edhe një mesazh që i ka adresuar fansave, për rrezikun nga pandemia coronavirus.
“Mbani maskën edhe në pushime”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.