DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora në kopertinë të ‘’InStyle Mexico’’  : Unë vij nga një familje e grave frymëzuese

Shpërndaje

Në një rrëfim për ‘InStyle Mexico’’ Rita Ora ka treguar se vjen nga një familje e grave frymëzuese dhe tregon më tepër mbi raportin me nënën e saj Vera dhe motrën Elena.

“Unë vij nga një familje e grave frymëzuese. Nëna dhe motra ime më kanë mbështetur për gjithçka, dhe ato gjithmonë më shtyjnë të jem versioni më i mirë i vetvetes. Unë jam frymëzuar vazhdimisht për aq shumë që ato punojnë dhe që jetojnë jetën në maksimum”, ka thënë ajo.

Duke dhënë mesazhin e saj si një grua e suksesshme, influencer dhe model suksesi për shumë vajza e djem të rinj Rita është shprehur:

“Industria patjetër që duhet të punojë për të qenë më gjithëpërfshirëse. Temat emocionale të muzikës janë universale, dhe të gjithë kanë një histori të rëndësishme për të treguar. Ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar dhe ata duhet të kenë qasje në një platformë më të madhe”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *