DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora thotë se nuk ia ndjen për kritikat e veshjes: Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët

Shpërndaje

Këngëtarja 30 vjeçe, Rita Ora hodhi poshtë çdo kritikë ndaj veshjeve të saj në spektaklin ‘The Masked Singer’ dhe pranoi se ‘nuk i intereson se çfarë mendon dikush tjetër’.

Gjatë rrjedhës së shfaqjes,disa ndjekes ne internet,pretenduan se kane gjetur gabime në veshjet e Ritës.

Duke folur për The Sun, Rita tha: “Unë me të vërtetë mendoj se stili është një gjë krejtësisht personale – nëse dikujt nuk i pëlqen diçka që unë vesh, nuk ka pse, kjo është krejtësisht në rregull”.

Të enjten, Rita mori vëmendjen ndërsa u shfaq në një imazh promovues të EP-së (mini-albumit) të ri në Instagram.

Këngëtarja, aktualisht është në karantinë pasi fluturoi në Australi për spektaklin “The Voice”, zbuloi artin mbresëlënës për këngën e ardhshme “Bang” me ndjekësit në platformën e rrjeteve sociale.

Në postimin e saj të dytë që kur u rikthye në Instagram, per 16 milione ndjekesit e saj, ajo gjithashtu konfirmoi ,një bashkëpunim me DJ-në kazakistan, Imanbek dhe yllin francez David Guetta, që është planifikuar të publikohet më 12 Shkurt.

Postimi, në të cilin Rita shfaqet mjaft provokuese në një kostum të zi, është i pari i saj që kur ajo fshiu të gjitha postimet e mëparshme nga Instagrami.

Rita Ora thotë se nuk ia ndjen për kritikat e veshjes: Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët 1

Pasi u vu vazhdimisht nën kritika për shkeljen e rregullave të coronavirusit në muajt e fundit, burimet e brendshme i thanë DailyMail se ajo shpresonte për ‘një fillim të ri’, vetëm disa ditë pasi u zbulua se ajo kishte humbur 200 mijë ndjekës për shkak të thyerjes së rregullave të saj.

Rita këto ditë ndodhet e karantinuar në Australi, pasi do të nisë xhirimet e “The Voice of Australia”, ku është anëtare jurie.

Rita Ora thotë se nuk ia ndjen për kritikat e veshjes: Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *