DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora udhëton drejt Bullgarisë për projektin e saj të ri

Shpërndaje

Rita Ora  ka udhëtuar drejt Bullgarisë për të nisur xhirimet për një këngë të re.

Artistja e “I Will Never Let You Down”, së fundmi ka kërkuar edhe falje publikisht për rregullat që ka thyer gjatë festimit të ditëlindjes në një lokal në Londër.

“Ajo ka kaluar të shumtën e këtij viti duke punuar në projekte dhe shpreson t’i lansojë në fillim të vitit 2021, me një këngë po ashtu që do ta xhirojë në Bullgari”. – ka thënë një burim për ‘’The Sun’’.

“Rita nuk dëshiron të qëndrojë në Londër këtë kohë, kështu që udhëtoi për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në mënyrë që të fillojë një vit të freskët në janar”, thuhet më tej nga burimi.

Udhëtimi i Ritës vjen pasi inkurajoi fansat ‘të bëhen më të mirë se ajo dhe të respektojnë rregullat e vendosura për Covid-19’.

Për rregullat e thyera, Rita u qortua edhe nga prindërit, Besnik dhe Vera Ora.

 

Rita Ora udhëton drejt Bullgarisë për projektin e saj të ri 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *