Rita Ora vlerësohet me çmimin ” Ikona e Stilit” në Javën e Modës në New York
Shpërndaje

Këngëtaret e famshme Rita Ora dhe Charli XCX dukeshin tejet me stil të enjten në mbrëmje teksa bënë një shfaqje mbresëlënëse në “Daily Front Row’s Fashion Media Awards”, të organizuar në Rainbow Room në Rockefeller Center të New York -ut. Në këtë event të veçantë, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare u vlerësua me çmimin “Ikonë Stili”.
Rita, bëri një hyrje klasike në event e veshur me një fustan të zi, ndërsa këngëtarja tjetër e hitit “Fancy”, dukej gjithashtu glamuroze në ngjyrën vjollcë.
Të pranishëm në shfaqje ishin edhe supermodelja Gigi Hadid dhe Irina Shayk, të cilat po ashtu vodhën vëmendjen gjatë shfaqjes me dukjen e tyre.