DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rivaliteti Melania Vs Ivanka Trump, libri që nxjerr sekretet e raporteve familjare

Shpërndaje

Melania Trump hodhi poshtë  thashethemet ‘dashakeqëse’ sikundër i quajti ajo; të ish-shoqes së saj të ngushtë në lidhje me rivalitetin që ekziston në Shtëpinë e bardhë mes saj dhe Ivanka Trump.

Këto kritika zonja Trump ka zgjedhur ti bëj publike nëpërmjet rrjetit social Twitter, teksa ka shkruar se po përgatitet të organizojë një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë mbi krizën e varësisë nga droga, e cila është një nga shtyllat e fushatës së saj të titulluar “Be Best”, shkruan DailyMail.

“Këtë pasdite unë do të pres një tryezë të rrumbullakët me disa qytetarë të jashtëzakonshëm dhe organizatat mahnitëse që i mbështesin ata. Unë inkurajoj mediat të përqendrohen dhe të raportojnë mbi krizën e drogës në vend, jo mbi thashethemet mashtruese dhe dashakeqe”, shkroi zonja e parë në Twitter.

Ky reagim i Zonjës së Parë vjen në një moment të rëndësishëm të fushatës presidenciale, por edhe pas shkrimeve të shumtë në lidhje me botimin e librit ‘Melania & Me’ të autores Stephanie Winston Wolkoff, libër në të cilin ajo rrëfen detaje mbi marrëdhëniet e tensionuara midis Melania Trumpit dhe thjeshtrës së saj Ivanka Trump.

Kujtimet e saj detajojnë miqësinë e saj 15-vjeçare me Melanian, të cilën ajo e takoi për herë të parë ndërsa ishte duke punuar për revistën ‘Vogue’.

“Është libri i parë për Melania Trumpin që del nga rrethi i saj i ngushtë dhe Wolkoff paraqet një zhgënjim mbi zonjën e parë, duke shkruar se ajo mendonte se Melania ishte ndryshe, por kuptoi se ishte tjetër nga ajo që njihte dhe e mbante veten si një ‘Trump’ rigoroze. Gjatë gjithë kohës, mendoja se ajo ishte një nga ne. Por në thelbin e saj, ajo është një prej tyre”, ka thënë autorja e librit.

Libri përshkruan gjithashtu një portret joshës të Ivanka Trumpit, duke e treguar atë si të etur për të qenë protagoniste dhe duke pretenduar se ajo po përpiqej të merrte shumë nga detyrat e zonjës së parë të Melanias.

Rivaliteti Melania Vs Ivanka Trump, libri që nxjerr sekretet e raporteve familjare 1“Ivanka ishte shumë e përqendruar në veten e saj”, shkruan Wolkoff.

Shtëpia e Bardhë ka diskutuar shumë për librin, duke argumentuar Se kjo është një imagjinatë dashakeqëse e autores.

“Kushdo që nxjerrë në shesh të fshehurat e shoqes së saj më të mirë është e pandershme”, i tha Grisham DailyMail.com në një deklaratë javën e kaluar. “Libri jo vetëm që është plot me të pavërteta dhe paranoja, por bazohet në ndonjë nevojë të imagjinuar për hakmarrje. ‘’

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *