Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë artistja nëpërmjet postimit të një fotoje me vogëlushin e porsalindur pranë saj.
Nishliu ështëedhe nënë e një vajze me emrin Noa që erdhi në jetë në muajin korrik të vitit që lamë pas,
‘’10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. ‘’ – shkruan ndër të tjera ajo në mesazhin që shoqëron fotografinë.
Visualizza questo post su Instagram