Rrëfehet Monica Bellucci: Nuk jam e fiksuar pas moshës, kur je 50 apo 60 vjeç…
Shpërndaje

Ndërsa ka postuar për numrin e fundvitit të ‘’The Sunday Times Style’’ ylli i kinemasë italiane Monica Bellucci ka folur mes të tjerash dhe për moshën dhe ‘sekretet’ e freskisë së përjetshme.
57-vjeçarja, nuk ka frikë nga plakja, përkundrazi, tha se e pranon këtë proces të pashmangshëm.
“Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me kthesa, kurrë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe dua të plakem në një mënyrë paqësore”, tha ajo.
Visualizza questo post su Instagram
“Kur je 50 apo 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ato na japin një këndvështrim tjetër”, – shpjegoi më tej ajo.
Duke komentuar pamjen e saj, ajo zbuloi se shmang stërvitjet rigoroze dhe dietat strikte, në vend të kësaj preferon verën dhe makaronat dhe seancat e herëpashershme Pilates. Megjithatë, ajo “ushtrohet” pak, por vetëm kur duhet dhe brenda kufijve të arsyeshëm.
Bellucci mes të tjerash foli edhe për vajzat e saj dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin Vincent Cassel, me të cilin u divorcua në vitin 2013 dhe që atëherë ish-çifti ka gjetur gjuhën e përbashkët të prindërimit së bashku.
Visualizza questo post su Instagram