DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfehet Xhensila Myrtezaj : Për 2 muaj jetova me frikën se mos kisha kancer gjiri

Shpërndaje

Tetori është muaji i sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të vajzave dhe grave për parandalimin e kancerit të gjirit. Të shumtë kanë qenë personazhe publike të huaj apo shqiptar që në këtë muaj kanë ndarë e rrëfyer edhe historitë e tyre personale lidhur me kancerit e gjirit për të sensibilizuar dhe shtuar vëmendjen se sa i rëndësishëm është kontrolli dhe diagnostikimi në kohë i kësaj sëmundjeje që mund të rezultojë fatale.

Së fundmi, edhe këngëtarja  Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj një videomesazh, ku dhe ka rrëfyer eksperiencën e saj duke thënë se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë dhe se sa është e rëndësishme që t’i drejtoheni mjekut sapo shihni që diçka nuk shkon me trupin tuaj.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rresht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

Këngëtarja ka treguar se pas atij momenti të vështirë, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *