DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfimi i shumëpritur i Megan Markle/ Nga problemet me shëndetin mendor deri tek gjinia e fëmijës

Shpërndaje

Intervista e Meghan Markle dhe Princit Harry dhënë për Oprah Winfrey dhe transmetuar në CBS ka ‘’tronditur’’ familjen mbretërore të Britanisë së Madhe.

Megan ka treguar se iu duk sikur humbi lirinë e saj kur hyri në Pallatin Mbretëror. “Kur u bashkova me atë familje, ishte hera e fundit deri sa erdhëm këtu (në SHBA) që pashë pasaportën time, patentën time, çelësat dhe gjithçka tjetër”.

Shëndeti i saj mendor u përkeqësua gjatë jetesës në Pallatin Mbretëror, aq shumë sa që “nuk donte të jetonte më”.

Meghan Markle ka rrëfyer mes lotësh stresin e përjetuar gjatë shtatzënisë së saj të parë. Ajo është shprehur se njerëzit e paragjykonin dhe përflisnin për ngjyrën e fëmijës. Ajo u shpreh se në muajin e pestë të shtatzënisë kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Përveç këtyre ‘të vërtetave’ tronditëse të zbuluara gjatë intervistës. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar gjithashtu  se janë në pritje të ëmbël të një vajze. Çifti ndërkohë janë prindër të djalit Archie, i cili mbush dy vjeç në maj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *