DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfimi prekës i Lady Gaga: Muzika më ndihmoi të luftoja depresionin

Shpërndaje

Lady Gaga publikoi këtë verë albumin e saj të gjashtë, ‘Chromatica’, i cili ndër të tjera nëpërmjet ritmeve të muzikës adreson edhe çështje të rëndësishme si p.sh shëndeti mendor dhe depresioni.

Në një intervistë për ‘People’, 34-vjeçarja Gaga ndërsa ka treguar më shumë rreth albumit, ka rrëfyer mbi presionin dhe stresin që ka përjetuar nga fakti i të qenit njeri publik dhe sesi muzika e ka ndihmuar të kapërcejë sfidat e shëndetit mendor.

“Zgjohesha në mëngjes dhe ia kujtoja vetes se isha Lady Gaga. Pastaj dëshpërohesha sepse nuk doja të isha vetvetja, nuk doja të isha Lady Gaga. Gjithmonë jam ndjerë e kërcënuar nga fama ime dhe nga ritmi i jetës që më krijoi karriera që ndoqa.”

“Kam kaluar shumë kohë në një lloj gjendje depresive thjesht duke mos dashur të bëj asgjë”, shprehet Gaga duke dhënë edhe mesazhe për fansat, që të jenë më të dhimbsur dhe të respektojnë vuajtjet dhe historitë e gjithsecilit.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *