Rrëfimi shokues i Katy Perry-t: Mu duk se preka fundin, vetëm besimi në Zot më shpëtoi
Shpërndaje

Katy Perry, për mikrofonin e radio SiriusXM CBC, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj; atë të ndarjes nga partneri i saj aktual dhe njëkohësisht babai i fëmijës që ajo është në pritje Orlando Bloom.
Mos suksesi i albumit dhe zhgënjimi në dashuri, bënë që ajo të jetonte një moment shumë të vështirë, që e çoi gati-gati në depresion. ‘Ishte viti 2017. Isha ndarë me të fejuarin tim që tani do të jetë babai i fëmijës tim, isha në një krizë totale…’
Në këtë rrëfim jo të zakontë Perry ka treguar se si besimi në Zot e ka ndihmuar të dalë nga ky moment i vështirë.
‘’Pasi mbërrita në pikën më të ulët, e kuptova që nuk doja të bëja jetën e super starit. Mirënjohja më shpëtoi jetën. Nëse do kisha qëndruar e mbyllur në trishtimin tim do të kisha bërë një gjest ekstrem, por unë gjeta një mënyrë për të qenë mirënjohëse. Akoma sot, kur dëgjoj që gjithçka bëhet e vështirë falënderoj Zotin dhe përsëris ‘faleminderit për gjithçka kam, edhe kur janë në humor të keq’.
Katy dhe Orlando u ndanë pak muaj në vitin 2017, për tu rikthyer sërish së bashku, ndërsa sot janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.