DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Rutina e mëngjesit qënka formula e suksesit e Elon Musk

Shpërndaje

Elon Musk është themelues dhe CEO i Tesla. Suksesi dhe rankimi i tij si një nga njerëzit më të pasur në botë nuk është i rastësishëm. Për të gjithë ata që duan të ndjekin shembullin e tij, ai ka ndarë rutinën e tij të mëngjesit, shkruan Glasadoor.
Kështu pasi ka fjetur gjashtë orë , gjëja e parë që bën miliarderi kur zgjohet në orën shtatë të mëngjesit është kthimi i pergjigjeve dhe emaile-ve nga puna për gjysmë ore.

Ai pi kafe, por shumicën e kohës është shumë i zënë për të ngrënë mëngjesin.

Pastaj, sipërmarrësi 50-vjeçar dhe ikona e teknologjisë përshëndet fëmijët dhe i dërgon në shkollë. Mëngjeset dhe paraditja e tij zakonisht kalon në inxhinieri si dhe me diskutime me stafin.

Ndërsa Musk planifikon pjesën tjetër të ditës së tij, atij i duhet t’i japë përparësi gjërave. Dhe kjo është këshilla e tij edhe për të tjerët. “Përqendrohuni në sinjalin mbi zhurmën. Mos e humbni kohën në gjëra që në fakt nuk sjellin asnjë dobi në jetën tuaj ”, thotë ai.

Për Musk “sinjali” është zhvillimi i produktit, të cilit ai i kushton shumicën e vëmendjes së tij, sipas një interviste me presidentin e Y Combinator, Sam Altman.

“Unë mendoj se shumë njerëz mendojnë se duhet të kaloj shumë kohë me media ose në gjëra biznesi” thotë Musk . “Por në fakt pothuajse e gjithë koha ime, 80 për qind e saj, është shpenzuar në inxhinieri dhe dizajn”.
Në kohën e tij të lirë, Musk thotë se i pëlqen të shikojë filma, të shoqërohet me miqtë dhe të luajë me fëmijët e tij.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *