DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Rutina në 5 hapa për kujdes të lëkurës

Shpërndaje

Kujdesi i duhur për lëkurën është i rëndësishëm për shkak se lëkura jonë është barriera më e madhe mbrojtëse kundër elementeve të dëmshme. Çelësi i qëndrueshmërisë së lëkurës është të njihni lëkurën tuaj dhe ta trajtoni atë në mënyrë periodike nëpërmjet maskave natyrale, pastrimeve tek dermatologu dhe kremrave apo serumeve që i japin lëkurës freski, vitalitet dhe elasticitet.

Nga zgjimi në mëngjes deri tek përgatitja për një ditë normale kjo është rutina me 5 hapa për një lëkurë të shëndetshme dhe që shkëlqen:

1.Përdorni pastrues

Pastroni fytyrën nga papastërtitë që mund të jenë krijuar gjatë natës me një vaj pastrues çdo mëngjes. Ai e përgatit fytyrën për produktet e tjera që do të vendosni. Përhapeni në duar dhe më pas me lëvizje rrethore lyeni fytyrën. Shpërlajeni më ujë të ngrohtë.

2.Përdorni tonikun

Përdorimi i tij shpesh anashkalohet dhe nuk i jepet rëndësi, por është shumë i rëndësishëm pasi rregullon pH e lëkurës dhe zbeh poret, si dhe hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Toniku është nuk duhet të anashkalohet sidomos nga ata që e kanë fytyrën të yndyrshme, pasi parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt nga lëkura.

  1. Përdorni serumin

Serumi është zgjidhje për probleme të ndryshme të lëkurës. Zgjidheni serumin në varësi të problemit që ka lëkura juaj. Aplikojeni atë në fytyrë dukë filluar nga hunda dhe lëreni lëkurën ta përthith për 2-3 minuta.

  1. Hidratoni fytyrën

Më pas aplikoni hidratuesin, të cilin duhet ta zgjidhni në varësi të llojit të lëkurës. Ai parandalon tharjen e lëkurës gjatë ditës. Mos harroni ta aplikoni edhe në qafë.

  1. Mos harroni kremin e diellit

Kremi i diellit nuk duhet anashkaluar asnjë ditë. Ai e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit, si dhe parandalon rrudhat dhe njollat kafe.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *