DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle

Sa e rëndësishme është kafeja e mëngjesit? Kush jane disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare qe e fillojne diten me nje kafe te mire

Shpërndaje

Disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare e fillojne diten me nje kafe te mire dhe pastaj vazhdojne me aktivitetet e tjera.

Sa e rëndësishme është kafeja e mëngjesit? Kush jane disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare qe e fillojne diten me nje kafe te mire 1

Por vecanerisht keto dite kur e gjithe Bota po jeton ne karantine nga pandemia COVID/19 kafeja e mengjesit e pergatitur ne shtepi ka marre nje tjeter rendesi, ajo eshte kthyer ne gezimin e pare te dites.

Sa e rëndësishme është kafeja e mëngjesit? Kush jane disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare qe e fillojne diten me nje kafe te mire 2

Po pse kafeja pelqehet kaq shume? Ndikimet positive ne organizem dhe rendesia e perdorimit ne masen e duhur si dhe nje galleri fotosh te disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare si Eranda Libohova,Estela Ujka,Evi Reci,Arilena Ara,Kiara Tito dhe Nevina Shtylla qe i fillojne keto dite ne karantine me nje kafe te mire do te jene fokusi i ketij artikulli.

Kafeja – Perberesit –Rendesia

Kafeja është një nga pijet më të përhapura dhe mbase më të popullarizuara me të cilat fillojnë ditën miliona njerëz nëpër botë.

Kafeja ka një histori shumë të gjatë në mjekësi, në ushqim, por edhe në edukimin shtëpiak.

Sa e rëndësishme është kafeja e mëngjesit? Kush jane disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare qe e fillojne diten me nje kafe te mire 3

Përbërësi më i rëndësishëm aktiv në kokrrat e kafes është kafeina – një substancë që stimulon punën e sistemit nervor qendror, stimulon punën e zemrës, relakson tonin e muskujve bronkial dhe ndikon në mënyrë të ndryshme në enët e gjakut dhe presionin e gjakut.

Në varësi të llojit të kafesë, një filxhan kafe përmban rreth 100-150 mg kafeinë e cila vepron si një psikostimulant i butë  që duhet perdorur gjithsesi ne masen e duhur gjate dites.

Sa e rëndësishme është kafeja e mëngjesit? Kush jane disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare qe e fillojne diten me nje kafe te mire 4

Sidoqoftë, në sasi të moderuar ajo ka ndikim stimulues, kështu që me kënaqësi e përdorim atë si një ritual të pashmangshëm për t’u ngritur herët në mëngjes. Studentët dhe njerëzit që punojnë e konsumojnë atë edhe në mbrëmje, pasi kafeja rrit gatishmërinë, përqendrimin dhe vëmendjen.

Hulumtimet e reja tregojnë se kafeja gjithashtu mund të ketë një efekt të dobishëm në shëndetin e njeriut, kryesisht për shkak të përqendrimit të lartë të antioksidantëve. 

Një studim raporton se “kofeinomanët” me 3-5 gota kafe në ditë ulnin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të tilla si sëmundja e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Përveç kësaj, kafeja zvogëlon rrezikun e demencës dhe përmirëson ndjeshëm funksionet njohëse, kryesisht memorjen verbale, vizuale dhe hapësinore.

Kafeja, deri në një farë mase, mund të zvogëlojë rrezikun nga ceroza e mëlçisë dhe karcinomës hepatocelulare, një tumor parësor malinj i mëlçisë që shpesh rezulton nga ceroza e mëlçisë.

Sa e rëndësishme është kafeja e mëngjesit? Kush jane disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare qe e fillojne diten me nje kafe te mire 5

Sa e rëndësishme është kafeja e mëngjesit? Kush jane disa nga emrat me te njohur te ekraneve shqiptare qe e fillojne diten me nje kafe te mire 6 Kafeina është gjithashtu e njohur se është një përbërës i zakonshëm në shumë analgjezikë të njohur, dhe njerëzit me migrenë janë të vetëdijshëm se kur nuk kanë kurë, simptomat ndonjëherë mund të lehtësohen edhe me mbushjen e një filxhani të kafes së zezë.  Efekti mbrojtës i kafesë përmendet gjithashtu te diabeti ,kanceri i gjirit dhe madje edhe te kariesi dentar.

Prandaj vajza rrini te qeta,pervec kenaqesiese se fillimit te dites me nje kafe te kendshme, nese e perdorim kafen ne masen e duhur paskemi edhe disa perfitime nga ana e shendetit.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *