DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Tourism

Saimir Strati: I kënaqur që Hilton pranoi propozimin tim: një kombinim i motivit amerikan dhe atij shqiptar

Shpërndaje

 Nga Mr. Jose Pinto*

 

Ekspozita e tij e radhës –  S.O.S. Mediterranea – e ndërtuar vetëm me guackat e Detit të Mesdheut. Ajo do të startojë në muajin Mars në  një nga vendet e Mesdheut.

Veprat e juaja i japin atë që ne e quajmë “final touch” (dorën e fundit) Hotelit Hilton Garden Inn në Tiranë? Ҫfarë mund të na thoni për këtë bashkëpunim?

Siç e dini, Hilton është një patentë amerikane.  Dihet se në raste të tilla duhet të përshtatesh me vendin e origjinës së hotelit dhe arkiteturën e saj. Mua më vjen shumë mirë që propozimi  im për të kombinuar dy motivet, atë amerikane dhe shqiptare u mor parasysh. Patenta vërtet është amerikane por duke qënë se është në Shqipëri, duhet të ketë diçka shqiptare.  Isha unë që ja propozova këtë kombinim që mendoj se ka rezultuar shumë interesant. 

Për shembull, shikoni veprën- Jazz Sëeet Jazz – nuk ka mënyrë më të mirë për ta mishëruar Amerikën.  Këtu është Amerika. Nuk e mendoj ndryshe Amerikën përveç xhazit. Dhe më pas realizova portretet me motivet shqiptare sepse unë nuk e konceptoj një hotel  vetëm për të qëndruar, për tu relaksuar, dhe për të marrë pak informacion nga vendi nga vjen. Kështu që mendova jo në mënyrë agressive por më të thjeshtë dhe estetike, tju jap të drejtën vizitorëve edhe të befasohen sepse kjo është një teknikë e pabesueshme dhe e parealizueshme. Unë jam unik në botë në realizimin e kësaj teknike. Ideja është që vizitorët  të marrin një përshtypje nga Shqipëria ndërsa e vizitojnë këtë hotel. Shqipëria është një vend shumë i hershëm, më i hershmi në Ballkan që laget nga Deti i Mesdheut duke e bërë atë pjesë të Perëndimit gjithashtu. Kjo pozitë e dyzyar na frymëzon shumë ne artistët por jo vetëm. 

Sa më shumë futesh në brendësi të Hotelit aq më shumë befasohesh me punime të tjera të juajat pë rfshirë edhe punime në mermer. 

E rëndësishme ishte që unë u përzgjodha për realizimin e këtyre veprave e artit. Dimensionet vizualizohen, krijohet një ide. Një foyer aq e gjatë e do edhe një perspektivë. Prandaj unë vendosa Vallen e Rugovës me Shpata që është një nga simbolet e Shqipërisë, shumë e bukur është vërtet. Ka edhe folk, ka edhe dinamikë, edhe veshjet. Ka gjithshka, i përmbledh të gjitha. Ne kemi shumë legjenda në Shqipëri. Një nga këto është legjenda e Konstandinit dhe  e Doruntinës, e realizuar në mënyrë moderne. Unë kam mbajtur dy gjendje. Në katin e parë është pjesa e motivit amerikan të xhazit dhe ajo e veshjes më tradicionale të Shqipërisë që është xhubleta, të dyja së bashku, e mbajnë atmosferën në mënyrë festive. Sepse këtu jemi tek bari. Pra është një mënyrë mirëseardhjeje. Pastaj një kat më lart kemi Konstandinin dhe Doruntinën, të realizuar në mnëyrë pak më moderne dhe më thellë është Vallja e Rugovës së Shpatave  akoma më moderne. Është një diell drejt perëndimit. Në një farë mase, ne jemi drejt perëndimit por ne vazhdojmë të ruajmë traditat tona. 

Ndërsa tek shkallët, janë motivet e katër stinëve në mermer. Përtej dekoratives, ajo qëndron bukur estetikisht.  Me arkitektët britanikë dhe shqiptarë kemi punuar mjaft. Ata janë shumë të kënaqur por unë jam i kënaqur.

Temat i keni zgjedhur ju?

Të gjitha subjektët janë zgjedhur nga unë. Unë dhashë disa por midis tyre, u përzgjodhën këto që shihni këtu.

Ju jeni fitues i 11 Ҫmimeve Guinness që ju lidh me shumë vende, Shqipëria, Kosova, Portugalia, Turqia e të tjera.  E di që të gjithë i keni për zemër por cilin prej tyre e keni të paharrueshëm?

Ndoshta  dy. I para është Leonardo Da Vinci i punuar me gozhdë. Dhe i dyta është Jose Saramago  në Ponte De Sor, Portugali. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 157 metra katrorë, e punuar me 1 milion tapa shishesh. Për këtë vepër unë punova 40 ditë. Ҫdo ditë kam punuar 16-18 orë.  Portuglia është vendi parë në botë që prodhon 50 perqind të tapava në botë. Kjo vepër është përfshirë në guidën turistike të Portugalisë. Ishte kjo vepër që mori vëmndjen e gjithë botës duke treguar lidhjen e Portugalisë me bimën e tapës por mbi të gjitha ajo bëri lidhjen e këtij vendi me artin.  Ajo është si një pasuri e Portugalisë. Saramango është një figurë e Portugalisë. Fitues i Ҫmimit Nobel por jo vetëm. Ai ka kontribuar në jetën dhe zhvillimin e Portugalisë. Portugezët më thanë që unë do ti jap lavdinë këtij vendi dhe unë ja thashë atyre. 

Unë sa herë do të kem dicka do të shkoj në Portugali sepse ai është vendi im i dytë. 

Kush është projekti juaj i radhës? 

Projekti im i radhës është realizimi i një ekspozite personale shumë, shumë të vecantë nga të gjithë artistët e tjerë nëpër botë ashtu sic di ti bëj unë veprat e mia. Tematika e saj do të jetë S.O.S. Mediterranea.  Dhe kjo ekspozitë do të jetë e ndërtuar vetëm me guackat e Detit të Mesdheut. Disa nga veprat e kësaj ekspozite janë prezantuar tashmë tek kritikët dhe analistët e artit. Mezi po pritet. Do të startojë në muajin Mars në  një nga vendet e Mesdheut. Në fillim viti, ajo do të hapë dyert në Shqipëri, në një nga qytetet tona bregdetare,ndoshta Vlorë. Më pas do të udhëtojë në vende të ndryshme si Marok, Tunizi, Egjypt, Turqi, Greqi, Kroaci, Francë, Itali, Spanjë dhe në fund në Portugali.     

Mendohet që kjo ekspozitë do të përmbajë 15 deri në 20 vepra.  Sot po ndodhin shumë gjëra makabre si ajo e eksodit. Dhe si artist dua të jap mesazhin tim.

A do të konkuroni përsëri për një çmim tjetër Guinness?

Mendoj se është koha tja lë pak radhën më të rinjve të eksperimentojnë. Unë e di se po konkurova përsëri do të fitoj çmimin e radhës. Unë ja dhashë lavdinë Shqipërisë, Kosovës dhe shumë vendeve të tjera në botë. Tani është koha të hapim një derë për artistët e rinj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *