DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Sara del nga spitali, familja i bën pritjen e ëmbël vajzës së Ledrit

Shpërndaje

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u bënë prindër dy ditë më parë. Vetë reperi reagoi ditën e djeshme në Instagram duke postuar një imazh ku shtrëngonte dorën e Sarës, teksa mori urime të shumta nga miqtë e tyre, personazhe publikë dhe nga fansat.

Çifti ende nuk e ka zbuluar portretin dhe emrin e vogëlushes. Po ndërsa dy prindërit e rinj duken të rezervuar për të ndarë më shumë detaje me fansat dhe publikun, ka qenë babi i Ledrit, Agroni ka zbuluar se ata e kanë pritur mbesën në shtëpi në një atmosferë të ngrohtë. Agroni ka postuar një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil rozë.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ