Sara Hoxha rrëfen 12 orët e gjata të lindjes, origjinën e emrit të vajzës dhe gjidhënien
Shpërndaje

Ndërsa është rikthyer në Instagram aktive me postimet nga përditshmëria e saj, Sara Hoxha u është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe sigurisht s’kishte si të ishte ndryshe, shumica e pyetjeve do të ishin për vogëlushen Poem.
Ndër të tjera në këtë pyetje-përgjigje me fansat e saj, Sara zbuloi se emrin Poem ia kishte sugjeruar një fanse dhe më pas çiftit i ishte dukur e veçantë dhe kishin vendosur ta quanin ashtu vogëlushen e tyre.
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë por gjithsesi nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra”, ka shkruar Sara.
Ajo ka treguar gjithashtu se lindja ka qenë natyrale dhe ka zgjatur 12 orë. Sara e cila po e ushqen Poem me qumësht gjiri është shprehur se ky proces ka qenë i vështirë në fillim, por shumë i rëndësishëm për të.
“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të informuara lidhur me këtë çështje”, është shprehur Sara.