DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Sekretet e bukurisë së Gigi Hadid

Shpërndaje

Në një video për ‘’Vogue’’ , Gigi Hadid ka treguar rutinën e saj të bukurisë dhe të kujdesit ndaj lëkurës.

Edhe jeta e saj ashtu si e çdo nënë të re ka ndryshuar pas ardhjes në jetë të Khai-t dhe për pasojë edhe rutina dhe koha që ajo i kushton paraqitjes së jashtme.

Siç shihet edhe në video , rutina e përditshme e modeles është çuditërisht e pa ekzagjeruar, duke shmangur produktet e shtrenjta – e duke u fokusuar te ato më ekonomike që mund t’i përballojnë kushdo.

“Unë gjithmonë kam blerë produkte për kujdesin e lëkurës në farmaci”, thotë ajo në video. “Para shtatzënisë unë thjesht doja produkte të mira dhe nuk mendoj se gjithmonë është e thënë që të paguani shtrenjtë për një produkt të mirë”.

Gigi ka realizuar një grim të bukur minimalist i cili mund të përdoret çdo ditë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *