DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Lifestyle

‘Sekretet’ e shkrimtarëve, fakte interesante  të kollosëve të letrave

Shpërndaje

Nga Erma Xhameta

Legjendat letrare janë të shumta dhe një përmbledhje e tyre është përshtatur në librin “Jetët sekrete të autorëve të mëdhenj”, e shkruar nga Robert Schnakenberg. Në libër flitet për praktikat nudiste të Franz Kafkës, apo për idetë e çuditshme të Arthur Conan Doyle mbi një pushtim hipotetik zanash. Ja disa të dhëna interesante mbi disa autorë të njohur, që do të lënë me gojë hapur adhuruesit e letërsisë dhe jo vetëm.

Alberto Moravia gjatë pushimeve të kaluara në Capri, bënte gjithnjë shëtitje me një buf në krah. Ndërsa bashkëshortja e tij, Elsa Morante, ecte me macen të lidhur me litar.

Aleksandër Manzoni kishte shumë frikë nga fjalimet në publik, vuante nga agorafobia dhe ishte i terrorizuar nga ideja të ecte vetëm në rrugë. Ai nuk i duronte dot cicërimat e zogjve.

Vdekja e papritur e Dantes e la “Komedinë Hyjnore” pa vargjet e fundit të “Parajsës”, ose të paktën kështu thanë fëmijët e tij, me një lëvizje të mençur marketingu, siç u vlerësua në botën moderne. Tetë muaj pas vdekjes, Dante iu shfaq fëmijëve të tij si fantazmë, për t’i drejtuar atje ku ndodheshin pjesët e munguara të poemës së tij. Të paktën, kështu tregojnë pasardhësit e poetit.

Uilliam Shekspir kishte një marrëdhënie problematike me paratë. U jepte miqve para me interes, mashtronte zyrën e taksave, kërkonte çdo qindarkë që i takonte, madje shpesh i çonte borxhlinjtë e tij në gjykatë. Ndër të tjerat, ishte edhe një bashkëshort jobesnik. Lidhjet e tij jashtëmartesore ishin të shumta, madje  mendohet se pati edhe fëmijë të jashtëligjshëm.

Për një shkrimtar që shkroi shumë për zonat e errëta të shpirtit, Franz Kafka, autori i “Metamorfozës” pëlqente ajrin e pastër. Madje iu bashkua edhe një grupi nudistësh, duke shëtitur në hotelin ku qëndronte pa asnjë veshje në trup.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *