DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Living

Sekretet si të zgjasim jetëgjatësinë e luleve të frekëta

Shpërndaje

Kur marrim dhuratë një buqetë, ajo që dëshirojmë më shumë është që lulet mos të vyshken.

Por si t’i ruani sa më gjatë të freskëta?

Duke qenë se lulet nuk janë të mbjella ato nuk mund të lulëzojnë dhe pas disa ditësh ato kanë humbur aromën dhe bukurinë e tyre.

Por nuk keni pse shqetësoheni më, sepse  do t’ju njohim me disa sekrete si të zgjasni jetëgjatësinë e një buqete.

Hapi i parë për të ruajtur lulet e freskëta ka të bëjë me gërshërët. Kur ju dhurojnë lule, kujtohu t’i presësh menjëherë, por shumë pak, tek kërcelli. Në këtë mënyrë lulja do të vazhdojë të marri ujin e nevojshëm. Gjethet dhe lulet nën nivelin e ujit duhet të hiqen gjithmonë.

Shmangni kalbjen e gjetheve dhe luleve. Gjithashtu kujtohuni të shkurtoni nga pak kërcellin dhe të ndryshoni ujin në mënyrë të rregullt.

Është me rëndësi që temperatura në hapësirën ku qëndrojnë lulet mos të ndryshoje shumë, meqë krijohet kondensimi i ujit në gjethe dhe për pasoje  kalbet.

Lëngje të gazuara

Në një vazo me lule, hidhni 60 ml lëng të gazuar (çfarëdo lloji). Sheqeri që  përmban lëngu i gazuar zgjat freskinë dhe jetëgjatësinë e luleve tuaja.

Sheqer

Tretni tre lugë sheqer dhe dy lugë uthull alkooli në një litër ujë të ngrohtë. Kur të mbushni vazon, sigurohuni që lulet të mbulohen me ujë 7 – 10 centimetra. Do të mahniteni se sa gjatë do të qëndrojnë të freskëta lulet tuaja

Aspirina

Trëndafilat dhe llojet tjera të luleve, qëndrojnë të freskëta më gjatë nëse praktikoni këtë metodë: në një vazo me ujë, shtoni një aspirinë të grimcuar para se t’i vendosni lulet në të.

Llak për flokë

Largohuni nga buqeta me lule rreth 30 centimetra dhe spërkatni me llak flokësh gjethet dhe petalet.

Vodka
Në një vazo me ujë, shtoni disa pika vodka (alkooli e ngadalëson rritjen e baktereve) si dhe një lugë çaji sheqer (për ta ushqyer lulen). Ujitni  duke shtuar vodkën dhe sheqerin.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *