DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Selena Gomez publikon librin për adoleshentët dhe sugjeron që duhet të futet në kurrikulën shkollore

Shpërndaje

Ylli i shoubizit Selena Gomez tani vjen edhe si autore. Së fundmi Selena ka botuar librin ‘’Mental Health 101’’, një manual për gjithë të rinjtë që kanë probleme me ankthin dhe depresionin.

“Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemeve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më kishin mësuar në shkollë për shëndetin tim mendor njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe.

Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.

Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën”, ka shkruar Selena në një postim që sugjeron se një lëndë të tillë të hyjë në kurrikulën shkollore.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *