DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Star Living

‘’Sèvres’’ –  Qyteti i qeramikës në zemër të Francës 

Shpërndaje

‘’Sèvres’’ është një nga fabrikat kryesore të porcelanit evropian, e cila ndodhet në Sèvres, Hauts-de-Seine, Francë. Ky brand është vazhdimi i porcelanit ‘’Vincennes’’, i themeluar në 1738, i cili u zhvendos në Sèvres në 1756. 130 metra e gjatë dhe me disa kolona të larta, ndërtesa u ngrit midis  viteve 1753 dhe 1756 nga arkitekti Laurent Lindet në vendin e një ferme të quajtur “De la Guyarde”.

Ky brand historik ka qenë pronë e kurorës ose qeverisë franceze që nga 1759 dhe ka mbajtur gjithmonë standardet më të larta të cilësisë dhe dizajnit, duke sjellë një revolucion dhe qëndruar në majë të piramidës së prodhimeve të porcelanit të të gjitha kohërave.Edhe sot, prodhimi i këtij brand-i akoma bazohet kryesisht në krijimin e objekteve bashkëkohore.

‘’Sèvres’’ -  Qyteti i qeramikës në zemër të Francës  1

Të marrësh me vete një pjesëz France kudo ku shkon

Më  vitet 1800 Napoleoni, si Ministër i Brendshëm, caktoi Alexandre Brongniart drejtor të ‘’Sèvres’’. Ai do të qëndronte 47 vjet në atë post , duke sjellë e gjeneruar gjatë viteve shumë ndryshime e risi pozitive. Gjatë një periudhe të konsiderueshme fabrika u përqendrua në enë tavoline dhe punime dekorative më të mëdha si: vazo dhe pjesë dekorative tryezash, shumicën e të cilave qeveria mundi t’i përdorë ose t’i japë si dhurata diplomatëve, si një simbolikë e veçantë që do u ndërmendte kudo ku do shkonin stilin dhe madhështinë franceze. 

Deri në vitin 2009, linja e prodhimeve të ‘’Sèvres’’ ishte një shërbim kombëtar i administruar nga Ministria Franceze e Kulturës dhe Komunikimit.

Si rezultat i një dekreti të 26 dhjetorit 2009, nga 1 janari 2010, prodhuesi ka formuar organizatën publike ‘’Sèvres – Cité de la céramique’’, (Sèvres – Qyteti i qeramikës), së bashku me muzeun kombëtar të qeramikës.

‘’Sèvres’’ -  Qyteti i qeramikës në zemër të Francës  2

Misioni

Që kur u bë një organizatë publike, misioni i saj, në përputhje me origjinën dhe trashëgiminë e saj në 1740, është të prodhojë vepra qeramike të artit duke përdorur teknika artizanale, duke përfshirë të dy riprodhimet e modeleve të vjetra dhe krijimet bashkëkohore. Prodhon si për nevoja shtetërore ashtu edhe për shitje komerciale dhe është e ngarkuar me promovimin e kërkimit teknologjik dhe artistik në qeramikë. ‘’Sèvres’’  prodhon në një cilësi të lartë artizanale, duke lënë pas dore prodhimin në masë të shkallës industriale.

Krijimet e fabrikës shfaqen në vetëm dy galeri: njëra në ‘’Sèvres’’ dhe tjetra në zemër të Parisit, midis ‘’Louvre’’ dhe ‘’Comédie Française’’. Brand-i gjithashtu organizon ekspozita të shumta në të gjithë botën dhe merr pjesë në një numër festivalesh të artit bashkëkohor.

Për shkak të reputacionit të saj për përsosmëri dhe prestigjin e saj ndërkombëtarisht të njohur, brand-i në rrjedhën e viteve  gjithmonë ka tërhequr pranë vetes , disa nga qeramistët më të mirë të botës ku ndër më të njohurit janë: Louis-Simon Boizot, François Boucher, Louise Bourgeois, Félix Bracquemond, Alexander Calder, Albert-Ernest Carrier-Belleuse , Ernest Chaplet, Hermine David, Théodore Deck, Martin Drolling etj.

Dekada e shekuj më vonë nga zanafilla, fabrika e porcelanit është ende e popullarizuar dhe gëzon famën e të jashtëzakonshmes e të preferueshmes mes pushtetarëve politikë, elitës dhe monarkëve të kohës. Punimet e porcelanit të ngjyrosur ‘’ Sèvres  ‘’ janë të shumëllojshme dhe variojnë që nga enët e kuzhinës, sklupturat, portretet, vazot si edhe elementë strukturorë të ndryshme, ku si bazë përdoren relievet e porcelanit dhe zbukurime nga më artistiket.

‘’Sèvres’’ -  Qyteti i qeramikës në zemër të Francës  3

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *