DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Sezoni i alergjisë filloi më herët këtë vit. Ja sesi duhet të mbroheni

Shpërndaje

Për njerëzit me alergji ndaj polenit mund të mos jetë aq e këndshme ardhja e pranverës dhe lulëzimi i pemëve dhe luleve, i cili për shkak edhe të ndryshimit të klimës këtë vit po fillon më herët.

Përqendrimet më të larta të polenit dhe sezonet e tij të zgjatura mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj alergjenëve. Kjo mund të shkaktojë episode të shpeshta të astmës tek individët me astmë dhe të ndikojë në aktivitetet tuaja të përditshme.

Ju mund ti parandaloni simptomat falë trajtimeve (mjekësore) apo masave që mund të merrni disa javë para se sezoni i alergjive të fillojë.

Në rastin e alergjisë nga poleni, ju mund të minimizoni ekspozimin tuaj duke mbyllur dritaret, duke reduktuar kohën që kaloni jashtë dhe duke bërë dush pasi ktheheni në shtëpi.

Gjithashtu për shkak edhe të Covid-19 sugjerohet që të përdorni maska që kanë nivele filtrimi që mund të kapin grimcat e vogla si poleni dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e thithjes së polenit.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *