DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Sharm dhe delikatesë franceze. 4 këshilla nga ekspertët e bukurisë

Shpërndaje

Bukuria franceze nuk mund të mendohet pa klasin dhe sharmin e padiskutuar. Flokë të mrekullueshëm, makijazh i freskët dhe i përsosur. Nëse doni të ndiqni teknikat e një francezeje të vërtetë duhet të keni parasysh se gjëja më e rëndësishme është thjeshtësia.

Të thjeshta dhe të freskëta

Francezet e kanë perfeksionuar artin e të vënit shumë pak makijazh. Prandaj, nëse jeni duke planifikuar t’i rregulloni sytë, atëherë buzët lini me ngjyrë natyrale. Ose nëse jeni duke i lyer buzët me ngjyrë të theksuar, atëherë makijazhin e syve bëjeni thjesht, pothuajse të padukshëm.

Flokë natyrale

Vajzat franceze preferojnë flokët natyrale dhe kryesish të lëshuara, ose më një kapje me kapëse apo aksesor të vogël.

Lëkura dhe hidratimi

Sekreti për një lëkurë të hidratuar dhe të freskët është që të bëni masazh fytyrës çdo ditë sepse e rritni qarkullimin e gjakut dhe i parandaloni rrudhat e parakohshme.

Parfumi është gjithçka!

Në Francë nuk konsideroheni tërësisht e veshur derisa ta keni zhytur trupin në parfum. Është e rëndësishme të zgjidhni një parfum që ju identifikon.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *