DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

SHBA 2020 – Biden: President i bashkimit dhe jo ndarjes

Shpërndaje

Në fjalimin e tij të parë para kombit, Joe Biden falenderoi zgjedhësit amerikanë që i ofruan një fitore bindëse dhe u angazhua se do të jetë një president që bashkon dhe jo që ndan.

Demokrati, që mundi Donald Trump në përfundim të një fushate shumë të ashpër, u kërkoi amerikanëve të mos i trajtojnë më kundërshtarët e tyre si armiq.

“Ka ardhur koha të shërojmë Amerikën”, theksoi ai para qindra mbështetësve të mbledhur në bastionin e tij të Wilmington, në shtetin e Delaware.

“Kam bërë një fushatë për të rivendosur shpirtin e Amerikës, për të rindërtuar shtyllën kurrizore të këtij kombi, klasën e mesme dhe për ta bërë Amerikën të jetë sërish e respektuar në botë”, theksoi presidenti i zgjedhur.

“Unë do të punoj shumë si për ata që nuk më votuan, ashtu dhe për ata që më zgjodhën mua”, premtoi presidenti I sapozgjedhur.  /ATSH/

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *