DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Shifra marramendëse/ Mariah Carey shpenzoi 5 milionë dollarë për show-n special të Krishtlindjeve

Shpërndaje

Mariah Carey nuk është kursyer në shpenzimet për realizimin e show-t të saj special të transmetuar në “Apple TV+”, e i cili solli para kohe frymën e Krishtlindjes nëpërmjet muzikës dhe pranisë së yjeve të famshëm si : Ariana Grande, Jennifer Hudson, Tiffany Haddish, Snoop Dogg dhe të tjerë.

Me titull “Mariah Carey’s Magical Christmas Special”, show përveç muzikës përfshiu edhe performanca vallëzimi e animacione. Show ishte një përpjekjen e saj për ta rikthyer gëzimin e festave të fundvitit në mes të krizës së shkaktuar nga pandemia.

Një burim i afërt i këngëtares ndër të tjera ka treguar: “Mariah ka dashur që show i saj në Apple TV të jetë i jashtëzakonshëm dhe pa konkurrencë. Dhe ka arritur të bëjë pikërisht këtë. Jo vetëm sa i përket shikueshmërisë dhe vlerësimeve nga publiku dhe kritikët, por edhe në buxhetin e shpenzuar rreth realizimit të tij që e kap shifrën prej 5 milionë dollarësh”.

Ylli i hitit “All I Want For Christmas Is You” i ka ngacmuar fansat duke thënë se ekziston plani që libri i saj biografik, “The Meaning of Mariah Carey”, të shndërrohet në film.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *