DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Shifrat marramendëse/ Ja sa paguhet një punonjës i Facebook

Shpërndaje

Facebook është sot një nga rrjetet sociale dhe platformat më popullore në botë. Kjo ka bërë që edhe ata që punojnë për të mbajtur në këmbë platformën gjigande kanë një pagë e cila nuk duhet nënvlerësuar.

Referuar të dhënave të hulumtimit nga Glassdoor, mesatarja e pagës së inxhinierëve fillestarë është 106 mijë dollarë, ndërsa e një analisti mesatar është 118.864 dollarë.

Duhet theksuar se inxhinierët e programeve të gjigantit të mediave sociale marrin pagë mesatare prej 183.397 dollarëve.

Ndërsa, vlera e Facebook-ut është aktualisht 200 miliardë dollarë, pasuria personale e Mark Zuckerbergut themluesit të platformës shkon në 33.3 miliardë dollarë.

Facebook u themelua më 2004 nga studentët e Harvardit: Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Eduardo Saverin. Ky rrjet social së shpejti u zgjerua në universitetet tjera amerikane dhe më pas u bë një fenomen botëror.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ