DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Shija e mbretëreshës së detit në pjatat tuaja! 3 receta si të gatuani midhjet

Shpërndaje

Midhja është mbretëresha që zyrtarizon çeljen e sezonit turistik të Rivierës shqiptare, aty ku shkon si pushues e përcillesh si mik. Me shijen dhe cilësinë e vet midhja shqiptare tërheq vëmendjen dhe interesimin e tregut të vendeve europiane. 

Sekretet e shijimit të një mbretëreshe:

Një mbretëreshë është shumë e sofistikuar dhe si e tillë ruan sekrete:

S’mund t’i zbulojmë të gjitha, por dy të paktën;

Përzgjidheni midhjen që të ketë aromë deti dhe të jetë e mbyllur;

Midhja ka tre mënyra pastrami, me anë të furçës, me anë të ujit të bollshëm duke fërkuar dy midhje me njëra-tjetrën dhe me anë të kruajtjes.

Tre receta si fillim!

 

Oriz me midhje 

Receta oriz me midhje deti  është një recetë e cila kërkon këto përbërës kryesore: 

500 gr oriz (karolina), 500 gr midhje, 1 qepë e kuqe, 3 thelpinj hudhre, 1 filxhan domate të grira, pak koper, pak majdanoz, 3 filxhane ujë të nxehtë, vaj ulliri, kripë, piper të zi, dhe erza sipas shijes tuaj.

Përgatitja: Për përgatitjen e recetës në fillim vendosim 4 lugë vaj në tenxhere, shtojmë qepën, hudhrën, hedhim dhe orizin, që duhet ta kemi zier më pare. Më pas shtojmë ujin, koperin, majdanozin, salcën e  domateve, midhjet, kripën, piperin e zi, dhe i lëmë për afër 30 minuta të vlojnë së bashku. Më pas e zbukurojmë dhe  e nxjerrim në pjatën e serviries.

Spageti me midhje

Përbërësit për 2 persona: 200 gr spageti,  800 gr midhje, 400 gr domate   2 thelpinj hudhra,  2 luge gjelle vaj ulliri, majdanoz,  1 gotë verë të bardhë,  pak spec djegës, piper i zi, kripë sipas dëshirës. 

Përgatitja:  Pastrohen midhjet duke u hequr mustaqet dhe duke i hequr rërën që mund të kenë sipër. Pasi mbarojmë pastrimin, i lëmë në ujë për rreth 15 minuta. Në një tenxhere të thellë vëmë ujin pa kripë sepse midhjet janë goxha të kripura dhe nuk ka nevojë për kripë shtesë. Ndërsa presim të valojë uji, në një tenxhere të cekët shtojmë vajin e ullirit dhe hudhrat. Kur hudhrat të marrin ngjyrë të verdhë i shtojmë domatet dhe i përziejmë që të mos digjen. I shtojmë majdanozin, piperin e zi dhe specin djegës. Pastaj i shtojmë dhe midhjet dhe pas kësaj shtojmë edhe gotën e verës së bardhe për t’i dhënë shije. Ndërkohë uji ka valuar dhe vëmë makaronat të ziejnë duke i përzier herë pas here që të mos ngjiten. I heqim makaronat 2 ose 1 minutë para dhe pasi i kemi kulluar, i hedhim në tenxheren ku ndodhen midhjet dhe i lëmë të ziejnë pak bashkë që të marrin shije. I hedhim sipër majdanozin e mbetur duke zbukuruar pjatën. Makaronat janë gati.    

Midhje me domate dhe hudhra

Për 4-6 persona nevojiten:  1 kg midhje , 3-4 thelpinj hudhra , 2-3 domate , 2-3 lugë gjelle vaj, 1 gotë uji verë të bardhë , 1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë , kripë e piper

Gatimi :Pastroni dhe lani mirë midhjet.Në një tigan nxehni vajin dhe tiganisini lehtë hudhrat. Shtoni midhjet dhe përzieni për 2-3 minuta.Në vazhdim shuajini me verë dhe shtoni domatet e prera në kubikë të vegjël, majdanozin si dhe kripën e piperin.Lëreni gjellën të ziejë për rreth 20 minuta.Shërbejeni gjellën të vakët. Për garniturë mund të përdorni majdanoz të freskët. 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *