DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Shqiptarët që na bëjnë krenarë/ Ermonela Jaho dhe Dua Lipa pjesë e top-listës botërore

Shpërndaje

Në listën e 100 incizimeve më të mira të vitit 2020 ( një listë e cila përfshin zhanre të ndryshme të muzikës) nuk mungojnë  as artistet me origjinë shqiptare.

Sipas gazetës britanike “The Sunday Times’’  Dua Lipa radhitet në vendin e tretë me albumin e saj “Future Nostalgia”, ndërsa lista plotësohet edhe me albumin “Anima Rara” të sopranos me famë botërore Ermonela Jaho.

Shqiptarët që na bëjnë krenarë/ Ermonela Jaho dhe Dua Lipa pjesë e top-listës botërore 1“Gjashtë nominime për ‘Grammy’ dhe një koncert virtual live i ndjekur nga një audiencë prej më shumë se pesë milionë shikuesish: tingujt e sheshtë dhe retro-disko të Dua Lipës me të drejtë e dominuan periudhën e izolimit”, ka shkruar “The Sunday Times”.

Gazeta britanike “The Sunday Times” me traditë që prej vitit 1821, në listë ka përfshirë edhe albumin “Anima Rara” që doli në shitje më 25 shtator të këtij viti.

“Diva shqiptare ka përfshirë role që shënojnë karrierën e saj – nga ‘La traviata’, ‘Suor Angelica’, ‘Madam Butterfly’ – në albumin dedikuar sopranos Rosina Storchio, muzës së Puccinit dhe Leoncavallos”, ka shkruar gazeta britanike për albumin e Jahos.

Shqiptarët që na bëjnë krenarë/ Ermonela Jaho dhe Dua Lipa pjesë e top-listës botërore 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *