Shtohen zërat se Angelina Jolie është në një lidhje të re dashurie
Shpërndaje

Zërat se Angelina Jolie është duke jetuar një romancë të re janë shtuar ditët e fundit. Pesë vite nga ndarja me yllin hollivudian, Jolie duket se ka gjetur një partner të ri. Është fjala për muzikantin amerikan të njohur si DJ Diplo . Çifti janë parë duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në disa fotografi të publikuara nga vetë DJ shihet edhe Angelina duke shëtitur shumë afër me të. Sipas burimeve Jolie ua ka prezantuar Diplo-n edhe 6 fëmijëve të saj të cilët e mbështesin nënën e tyre në këtë vendim.
Sidoqoftë, ikona e bukurisë në deklaratat e saj mohoi kategorikisht se po mendonte për një lidhje apo partner të ri.
Kujtojmë këtu se beteja ligjore e Jolie dhe Pitt në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve ende vazhdon. Së fundmi Jolie e ka akuzuar atë për dhunë në familje, duke i paraqitur dokumentat edhe gjykatës.