DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Shuhet Aneta Rama/Mesazhi i fundit i Edi Ramës për nënën e tij

Shpërndaje

Aneta Rama është ndarë nga jeta gjatë natës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Edi Rama me një postim në Facebook, ku njoftoi për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Aneta Rama humbi jetën në të njëjtën ditë, 22 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Kristaq Rama.

Edi Rama i ka kushtuar edhe një postim në faqen e tij në Facebook, nënës Aneta .

‘Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.

E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mama”

Kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi, i falënderojnë të gjithë për mesazhet prekëse, ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e tyre për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës se tyre në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *