DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Shuhet në moshën 71-vjeçare Moikom Zeqo. Amaneti i tij: Dua të prehem në Tiranë

Shpërndaje

Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta në moshën 71-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia akute.

Shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit etj, i vlerësuar dhe i përkthyer në disa gjuhë të botës.

Shkrimtari i mirënjohur ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005. Mësohet se amaneti i Moikom Zeqos ishte që të prehej në Tiranë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *