DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Si duhet të qëndroni për t’u dukur plot vetëbesim

Shpërndaje

Njerëzit  të cilët besojnë në aftësitë e tyre, janë edhe njerëz të cilët duken konfident dhe me vetëbesim në shoqëri. Mënyra se si pozicionoheni kur rrini, si mbani duart, si artikuloni apo si qeshni janë detaje që tregojnë më shumë për atë që ju jeni dhe u komunikon të tjerëve vetëbesim.

Relaksoni fytyrën

Vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe koka e ulur mund të jenë shenja që mungon vetëbesimi. Nga ana tjetër kjo është po ashtu një sinjal që tregon se personi ka nevojë të qetësojë nervat dhe gjithashtu është një transmetim i ankthit.

Qëndroni drejt

Kjo është e dukshme. Tipikisht, individët që kanë mungesë vetëbesimi zakonisht rrinë shtrembër, me supet të përkulur përpara. Në mënyrë të pavetëdijshme ne rrimë shtrembër që të dukemi më të vegjël dhe të padukshëm. Për t’i bindur të tjerët që jeni rehat me veten, qëndroni drejt dhe sigurohuni që duart tuaja të jenë poshtë.

Buzëqeshni

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e buzëqeshjes. Buzëqeshja komunikon vetëbesim dhe ju bën më tërheqës. Duke parë dikë që buzëqesh shkakton një reaksion kimik që redukton stresin dhe rrit sasinë e transmetuesve “të të ndjerit mirë” në tru”. Është ngjitëse dhe të tjerët mund t’ju kthejnë buzëqeshjen, pra ju përfitoni nga disa efekte pozitive.

Anoni kokën

Në një mjedis më intim, si për shembull në një takim ku ju doni të përcillni vetëbesim, por njëkohësisht të jeni dhe tërheqës mbani kontaktin me sy dhe anoni kokën në krahë të djathtë. Kjo do ju bëjë të dukeni me vetbesim.

Burimi: Bustle

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *