DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Si të hiqni dorë nga zakonet e këqija

Shpërndaje

Shumë prej nesh e rrisin dozën e stresit që kanë vetëm e vetëm duke menduar negativisht. Nëse ju do të hiqni dorë nga një gjë e tillë do të shikoni se situatat nuk janë aq të rënda sa ç’i kishit imagjinuar.

Duhet të dini të hiqni dorë në kohë, sepse përndryshe do të sabotoni veten.

Nëse i je nënshtruar diçkaje jo të shëndetshme që vetëm minon mirëqenien tuaj, duhet të ndaleni sepse po bëheni skllevër i zakoneve të këqija. Vetë-disiplina dhe vullneti sigurisht që ndihmojnë, por vetëm në një periudhë afatshkurtër. Kështu që është thelbësore të përcaktohet para së gjithash ajo që doni me të vërtetë.

Çfarë duhet të keni parasysh:

S’ka perfeksionizëm

Asnjë situatë, projekt apo vendim nuk mund të jetë i përsosur , ndaj hiqni dorë nga dëshira për të arritur përsosmërinë. Nëse i vini vetes detyra të cilat janë të paarritshme apo shumë të vështira , nuk bëni gjë tjetër veçse  rrisni stresin.

Organizohuni

Nëse e keni zakon që të shkoni në punë me vonesë, vendoseni orën 10 minuta më përpara. Nëse tavolina juaj e punës është e mbingarkuar me gjëra nga më të ndryshmet, mundohuni që ta sistemoni dhe të vendosni çdo gjë në vendin e duhur. Planifikoni ditën tuaj dhe do të ndiheni më pak të stresuar.

Hiqni dorë nga mendimet negative

Nëse do të jeni ju të parët që nuk do ta shikoni botën vetëm gri, ngjyrat do të fillojnë që të bëhen pjesë e pandashme e ditës suaj.

Mos u përpiqni për të kontrolluar të pakontrollueshmen

Është e pamundur që të keni çdo gjë nën kontroll, veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljet e njerëzve. Në vend që të stresoheni më shumë, përpiquni të fokusoheni tek ato gjëra të cilat mund t’i kontrolloni.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *