DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Si të hiqni pikat e zeza në kushte shtëpie

Shpërndaje

Çdo njeri do të dëshironte të kishte një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne apo pika të zeza. Përtej shifrave të çmendura të kremrave dhe trajtimeve në qendra estetike, ekzistojnë edhe disa metoda natyrale që mund t’i aplikoni në kushte shtëpie.

Çfarë janë pikat e zeza?

Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe serumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.

3 mënyra natyrale për të eliminuar pikat e zeza?

Scrub me mjaltë dhe kanellë: Scrub-i është një hap shumë i rëndësishëm. Duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata  dhe1 herë në javë për lëkurat normale. Aplikojeni atë mbi fytyre duke bërë lëvizje në formë rrethore.

Avulli: Pas scrub-it që shpjeguam më lart, është radha e avullit. Ky i fundit stimulon qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe pastrimin e pikave të zeza. Në një tenxhere shtoni 1-2 litra ujë, disa pika esencial sipas dëshirës ose gjethe dafine dhe sherebele. Ndërkohë që uji vlon, vendosni fytyrën mbi tenxhere në një distancë prej 20 cm dhe lini avullin të veprojë. Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta.

Maskë me mollë: Për këtë maskë ju duhet mollë e kuqe. Ndajeni përgjysmë, hiqni farat, por mos e qëroni. Kalojeni së bashku me një lugë gjelle lëng limoni në blender derisa të bëhet pure. Më pas përhapeni në të gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lani fytyrën në fund me ujë të ftohtë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *