Si të merrni 100% të magnezit nga dieta e pasur ushqimore
Shpërndaje

Kalciumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor dhe përmirësojnë shëndetin tonë. Të dyja mineralet mund të merren si nëpërmjet suplementeve dhe nëpërmjet ushqimit.
Një dietë e pasur me kalcium dhe mangnez përmirëson shëndetin tonë, ndihmon kockat dhe sistemin imunitar. Magnezi i vjen në ndihmë trupit për përthithjen e kalçiumit. Nivelet e ulëta të magnezit bëhen shka për sëmundjet e zemrës dhe jo vetëm.
Doza e rekomanduar ditore e kalçiumit është 1,000 mg. Nëse njeriu merr këtë sasi çdo ditë, atëherë duhet ta shoqërojë atë me 500 mg magnez në ditë. Ndonëse ju mund të jeni në gjendje të merrni sasi të mjaftueshme të kalçiumit nëpërmjet ushqimeve, nëse magnezi mungon, atëherë kalçiumi nuk do të përthithet mirë nga trupi.
Disa nga ushqimet e pasura me magnez:
Bajamet
Bajamet përmbajnë magnez, me anë të të cilit reduktohet bllokimi i enëve të gjakut, nxitet rrjedhja e oksigjenit dhe reduktohet sasia e radikaleve të lira, që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
Farat e susamit
Farat e susamit janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan. Ndihmojnë në tretje, shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual.
Banania
Banania është një burim i mirë i elementeve sikurse është potasium, magnez dhe vitamina B6. Përbërës që përdor organizmi ynë për të mbajtur trupin në formë. Nga ana tjetër, jo të gjithë e dinë se banania është një frutë e pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë organizmin tonë nga veprimi i radikaleve të lira. Banania ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, falë kontributit të vitaminës B6. Mbi të gjitha, kjo frutë shton humorin e mirë. Një banane me madhësi rreth 126 gramë, përmban 450 mg potasium, 30 gramë karbohidrate, 3 gramë fibra, 19 gramë sheqer dhe 1 gramë proteinë.
Farat e kungullit
Farat e kungullit janë shumë të pasura me magnez, gjithashtu janë një burim i pasur i zinkut që ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, i cili zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale si është gripi dhe ftohja. Farat e kungullit janë shumë të mira për shëndetin e zemrës, si dhe zvogëlojnë lodhjen kronike e depresionin.
Fara e lirit
Farat e lirit janë të pasura ma acid yndyror, omega-3 dhe omega-6, fibra, kalium etj. Vaji, farat madje tabletat e farave të lirit që konsumohen si mbështetje e të ushqyerit, ndihmojnë në pastrimin e sistemit të tretës, uljes së kolesterolit në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie.
Miell tërshëre
Përmban magnez në nivel të lartë, folate, fibër, kalium, omega -3 si dhe acide yndyrore. Gjithashtu, me konsumimin e tërshërës dhe miellit të tërshërës, ju ndihmoni edhe mbajtjen nën kontroll të yndyrave, veçanërisht për shëndetin e zemrës.
Bizelet
Bizelja përmban në sasi të madhe kalium, fosfor, magnez, kalcium, hekur, selen dhe zink. Bizelet janë shumë të ushqyeshme pasi përmbajnë shumicën e vitaminave të grupit B, të cilat shërbejnë për të përmirësuar metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.
Spinaqi
Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të pangopura dhe antioksidantët. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.