DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Si të përgatisni lëkurën për ardhjen e pranverës

Shpërndaje

Ashtu si edhe për çdo stinë me ardhjen e pranverës ndryshon dhe rutina për kujdesin e lëkurës. Në mënyrë që ndërrimi i stinëve të përjetohet sa më lehtë dhe të shndërrohet në kënaqësi, ju duhet ta përgatisni lëkurën tuaj për ardhjen e pranverës pasi temperaturat e ulëta, dehidratimi, djersitja, regjimi ushqimor i varfër në vlera ushqyese dhe ekspozimi i pakufizuar në të ftohtë janë disa prej shkaqeve, të cilët e kanë dëmtuar lëkurën tuaj gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Ndaj ne ju rekomandojmë që të bëni sa më shumë maska që jo vetëm e pastrojnë lëkurën, por edhe e mbrojnë nga radikalet e lira dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave.

 

Një nga maskat më të mira dhe natyrale është ajo me hudhër. Hudhra është një aleat i rëndësishëm në kujdesin për fytyrën pasi ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, vitamina, minerale dhe përbërës me veti antiinflamatore si salicilina që lufton inflamacionet e ndryshme të lëkurës.

 

Përbërësit: 3 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle argjilë të bardhë, 3 lugë gjelle mjaltë dhe ujë trëndafili. Qëroni fillimisht hudhrat dhe shtypini me frulator derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni më pas argjilën e bardhë, mjaltin dhe vazhdoni me përzierjen e avashtë të përbërësve. Shtoni pak ujë trëndafili në mënyrë që maska të bëhet më e ujshme. (Ujin e trëndafilit mund ta blini të gatshëm, edhe pse është më e këshillueshme ta bëni vetë duke zier disa petale). Pasi maska të jetë lidhur e gjitha, është koha të pastroni fytyrën nga truku i përditshëm. Aplikoni maskën me gishta ose me një penel në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, kujdes me sytë pasi hudhra ka sulfat zinku që mund të krijojë irritime. Lëreni të veprojë për 15-20 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Fill pas maskës përdorni hidratuesin e zakonshëm ose pak vaj kokosi.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *