DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Sipas astrologjisë, shefat më të mirë kanë lindur në këto shenja të zodiakut

Shpërndaje

A mund të jetë çdokush një lider? Eh…kjo është një pyetje e vështirë dhe përgjigja e saj varet nga një sërë rrethanash, por zodiaku na njeh me shenjat e horoskopit të cilat kanë më së shumti tipare lideri, që u pëlqen dhe janë të aftë të marrin mbi supe përgjegjësi dhe të drejtojnë. Sipas astrologjisë, shefat më të mirë kanë lindur në këto shenja të zodiakut:

Dashi

Dashi është ai lloj personi që të jep konfidencë ti flasësh edhe pse sa mund t’a kesh njohur. Duke qenë krenarë edhe kur të tjerët kërkojnë ndihmën e tyre ata janë liderat më të mirë në sytë e njerëzve.Ndërkohë që kanë fuqi dhe nje pozitë të mirë, ata nuk abuzojnë me këtë gjë duke kërkuar gjithmonë mendimin e të tjerëve për vendime sa më të mira .

Demi

Demi është një lider special pasi ndërthur miqësinë me përgjegjësinë. Ata janë shumë të kujdesshëm, të pjekur dhe mjaft të mirë në dhënien e këshillave. Në qoftë se keni ndonjë problem këshillohuni me ata pasi do të mësoni diçka të vlefshme. Demat gjithmonë bëjnë zgjedhje të duhura.

Luani

Luani është një lider i lindur kështu që mos u befasoni në qoftë se ata marrin përsipër çdo gjë pa pyetur fare. Ata nuk po e bëjnë këtë për tu dukur si ai bosi apo heroi që vendos çdo gjë, përkundrazi për të vetmen arsye se nuk ka njeri tjetër që mund t’a bëjë punën më mirë se ata. Edhe pse të tjerët mund të bëjnë gabime, ata janë aty për t’i këshilluar. Të pasurit e një hijeje paksa autoritare, tipike e luanëve, padyshim që nuk i bën ata të jenë më pak lider se ç’janë, pasi besojnë tek vetja dhe tek të tjerët.

Bricjapi

Janë lider perfekte pasi kane një kontroll të mahnitshëm në çdo gjë. Ata e dine më së miri se kur është koha për pune e kur për shaka. Gjithashtu nuk lejojnë asnjë t’ju hedhë punën poshtë. Ata pëlqejnë idenë që kur të tjerët të ngrenë kokën lartë të kenë ata si lider dhe gjithashtu pëlqejnë të jenë motivi që edhe të tjerët të jenë lidër të mirë si ata.

Akrepi

Akrepët janë udhëheqës mbresëlënës që e duan autoritetin, fuqinë dhe kanë prirjen të jenë ne pozicione te larta drejtuese për shkak të intuitës dhe vendosmërisë së tyre.

Në sytë e Akrepit, gjithçka është e mundur, ata lehtësisht i motivojnë të tjerët dhe janë të lumtur të ndajnë frytet e suksesit me ekipin e tyre.

 

Burimi: Your Tango

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *