DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Showbiz

Sofia Loren rikthehet në kinema në moshën 86-vjeçare

Shpërndaje

Sofia Loren do të rikthehet në kinema në moshën 86-vjeçare, pas 11 viteve mungesë. Ajo do të shfaqet në dramën e pritshme të platformës Netflix, ‘’The Life Ahead ‘(Jeta përpara) që drejtohet nga i biri, Edoardo Ponti. Në film, Loren luan Madame Rozën, një gruaje hebreje që i mbijetoi holokaustit.

Filmi i cili do të shfaq premierën në tetor, do të transmetohet vetëm një muaj më vonë në ‘’Netflix’’.

Kjo nuk është hera e parë që Sofia Loren ka punuar me të birin. Ajo ka marr pjesë në projektet e tij dy herë të tjera më parë, hera e fundit ishte në 2002 me ‘’Between Strangers’’. Edoardo Ponti, 46 vjeçar, është fëmija i dytë i aktores me regjisorin Carlo Ponti, me të cilin ajo ishte e martuar që nga 1966 e deri në vdekjen e tij.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *