DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Soni  Malaj flet për marrëdhënien me Florin: La dhimbjen mënjanë për të mu gjendur pranë

Shpërndaje

“Versioni im” është kënga që risolli në ‘Kënga Magjike’ pas një mungese relativisht të gjatë artisten Soni Malaj. Edhe pse kënga ka rreth 1 javë që është lancuar ka marr vëmendjen e publikut, edhe për faktin se projekti muzikor është një bashkëpunim i saj me Flori Mumajesin, një bashkëpunim që vjen pas afro 10 vitesh.

Gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” Soni u shpreh se askush nuk e dinte që do merrte pjesë në ‘Kënga Magjike’. Soni tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesionale të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij. Ndër të tjera theksoi se gjatë kësaj kohe kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjanë për të mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”. – është shprehur Soni. Kujtojmë se pak kohë më parë Flori humbi nënën.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *