DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

Sorenna – Blogerja e vogel e modës

Shpërndaje

Sorenna Dreni është shqiptare, por ka lindur dhe jeton së bashku me prindërit në Angli. Sorenna është një fëmijë shumë energjik, lozonjare dhe shumë e dashur, por sot mund të themi me plot gojën se është një nga fashionistet e vogla më të famshme të Instagramit.

Sorenna – Blogerja e vogel e modës 1

‘’Që në momentet e para kur erdhi në jetë vajza ime, kisha dëshirë të papërmbajtshme për të fotografuar çdo çast të lindjes së saj. Fillimisht kjo dëshirë lindi nga nevoja për të pasur të dokumentuar momentet më kyçe të jetës sime, si ai i të bërit nënë e pastaj përjetimet e mia të bukura për momentet kyçe të vetë fëmijës. Si për shembull veshja e parë kur lindi, shëtitja jonë e parë me të, hera e parë kur buzëqeshi, hera e parë kur belbëzoi tinguj, etj. Duke i fotografuar, krijoja një lloj sigurie se i kisha përjetësuar këto momente për të mos mu larguar kurrë nga kujtesa edhe pse koha kalonte me shpejtësi të frikshme. ‘’ – na tregon mami i Sorennës gjatë bisedës me të. 

Por si ka lindur ideja dhe dëshira për të hapur një blog personal për vogëlushen:

‘’Duke jetuar në një epokë dixhitale, ishte e papërmbajtshme dëshira që ndonjë prej fotove, të paktën ato që më pëlqenin më shumë t’i publikoja në rrjetet e mia sociale.

Duke parë reagimin ndaj fotove të vajzës, komentet pozitive dhe gjithë dashurinë që tregonin ndjekësit e mi, dëshira për ta publikuar sa vinte dhe rritej, derisa më lindi ideja që t’i hapja një llogari personale, ku mund të ndaja me ndjekësit gjithçka nga bota e vogëlushes sime: ushqyerjen, veshjen, vendet që frekuentonim, muzikën që pëlqenim etj.

Shumë entuziaste për idenë, ia tregova bashkëshortit tim e bindur që do t’i pëlqente po aq sa dhe mua. Në të vërtetë, në fillim ishte skeptik dhe jo shumë përkrahës i kësaj ideje! Por, me kalimin e kohës u bind dhe tani çdo gjë ma ka besuar mua.

Ashtu veprova, me shumë kënaqësi i hapa Instagramin me emrin sorenna_fashionista  kur ajo mbushi 6 muaj! Sorenna rritej, e bashkë me të rritej edhe suksesi! Instagrami i saj po vazhdonte të rritej me përmasa të mëdha! 

Sorenna – Blogerja e vogel e modës 2

Bashkëpunimet gjithashtu nga e gjithë bota! Ma kanë shprehur kënaqësinë e tyre duke shpërndarë fotot e Sorennës dhe duke më risjell veshje apo produkte te ndryshme! ‘’ – tregon më tej mami i vogëlushes. Por ky blog personal sigurisht që nuk është thjesht një rastësi dhe teksa e pyesim për të ardhmen e vajzës, sesi e mendon Hena na shprehet:’’ Në një te ardhme, dua shume ta shoh ne pasarelat më me zë të modës! ‘’

Sorenna – Blogerja e vogel e modës 3

Këtë vit Sorenna për herë të parë ka shkuar në çerdhe dhe sikundër na tregon e ëma është shumë entuziaste për këtë gjë , saqë çdo mëngjes mezi pret të zgjohet dhe t’ju bashkohet shokëve dhe shoqeve të çerdhes. 

Përveç fotografisë, një nga pasionet e Sorennës së vogël është edhe kërcimi dhe së shpejti ajo do të nis një kurs kërcimi të kombinuar me një kurs aktrimi.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *