DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Sot shënohet dita e lindjes së ‘’Mbretëreshës së Muzikës’’ Nexhmije Pagarusha

Shpërndaje

Sot shënohet dita e lindjes së këngëtares së madhe shqiptare nga Kosova, shpesh e referuar si ‘’Mbretëresha e Muzikës’’ Nexhmije Pagarusha.

Nexhmija njihet për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera me një karrierë mbi 50-vjeçare.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm, teksa “Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.

Më 2012, ajo u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë. ‘’Bilbili i muzikës shqiptare’’ mbylli sytë për herë të fundit më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *