DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

‘’Squid Game’/ Këshilli i Qendrës Bedfordshire vë alarmin: Mos i lejoni fëmijët ta shikojnë

Shpërndaje

‘’Squid Game’’ u shpall pak ditë më parë shfaqja më e ndjekur në Netflix. Por influenca që shfaqja ka pasur dhe po vazhdon të ketë tek fëmijët dhe të rinjtë, ka shkaktuar një sërë diskutimesh dhe debatesh jo vetëm mes psikologëve, por edhe mes prindërve dhe mësuesve.

Këshilli i Qendrës Bedfordshire, në jug të Anglisë ka këshilluar prindërit të mos i lënë fëmijët e tyre të shikojnë shfaqjen e Netflix “Squid Game”, pasi disa raporte kanë treguar se fëmijët e moshës 6 vjeç po kopjojnë sfidat e saj të dhunshme.

Në program, garuesit luajnë lojëra me para, dhe nëse dështojnë ndëshkohen duke u pushkatuar. Megjithëse shumë nga lojërat e paraqitura në program kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa prej tyre janë versione të dhunshme të lojërave në shesh, të cilat janë të lehta për t’u rikrijuar e imituar nga fëmijët në përditshmëri kur luajnë me miqtë në park apo në oborrin e shkollës.

Disa raporte thonë se fëmijët kanë përdorur dhunë fizike në shesh lojërash për të “ndëshkuar” humbësit si zëvendësim për lojtarin që humbet jetën. Këtë muaj edhe një shkollë në Belgjikë ka raportuar se një grup fëmijësh ushtruan dhunë ndaj disa fëmijëve të tjerë , si në lojën e “Squid Game”.

“Kohët e fundit ka pasur disa raporte shqetësuese në lidhje me fëmijët dhe të rinjtë që luajnë “Squid Game” gjatë shkollës. Squid Game po shikohet gjithashtu përmes platformave të tjera si YouTube dhe TikTok, dhe duke pasur parasysh popullaritetin e lojërave në shfaqje, zhvilluesit kanë bërë mini-lojëra të ndryshme të bazuara në ‘Squid Game’ në ‘Roblox’ dhe platforma të tjera lojrash. Ne këshillojmë fuqimisht që fëmijët të mos shikojnë ‘Squid Game’, shfaqja është mjaft grafike me shumë përmbajtje të dhunshme”, thuhet në email-in e këshillit të Qendrës Bedfordshire.

Burimi : The Guardian

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *