DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Steven Torrisi – Moda është pjesë e të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes sime

Shpërndaje

“Nuk e konsideroj veten si një stilist mode i njohur, por si një profesionist i dashuruar me punën e tij” , – shprehet Steven Torrisi për revistën ‘’STAR People’’. Një ish-balerin i shkëlqyer, me një karrierë gati 30-vjeçare në fushën e modës, spektaklit dhe kërcimit. Drejtor artistik i shumë eventeve të ‘’alta moda’’ , si edhe gjithnjë një zë i fuqishëm në nismat dhe projektet me karakter bamirësie dhe mbështetje sociale, ai rrëfen për ne detaje interesante nga karriera dhe jeta e tij si edhe momentet kyçe që i përcaktuan e shënjuan rrugëtimin. Torris është edhe drejtuesi artistik i eventit  “Milan Fashion Week’ , që këtë shtator u mbajt në sallonin e Pallatit Barrozi.

Si dhe kur lindi pasioni dhe admirimi juaj për boten e modës?

Praktikisht ka lindur që ditën që linda unë, në vitet e largëta 1973. Moda është jeta ime. Është pjesë e imja, e të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes sime. Kujtoj gjithmonë pasionin që kishte mamaja ime për modën. Edhe pse profesioni i saj i parë ishte profesoreshë e matematikës dhe fizikës, moda ishte ëndrra e saj në sirtar. Fëmijëria ime ishte e ndarë midis studimeve dhe ateliesë së rrobaqepësisë. Kjo bëri që të rritej më shumë brenda meje dëshira për tu bërë një ditë stilist.

Pra ambicien tuaj e keni të trashëguar nga nëna…?

Më duhet ta falenderoj nënën time që unë jam pjesë e botës së modës, si dhe që edhe sot pas 24 vitesh eksperience jam akoma në fushën e modës. Ajo arriti me kokëfortësi dhe ambicie të ndërtojë një ndërmarrje  mode duke punësuar shumë rrobaqepëse të papuna dhe duke u krijuar mundësinë të punojnë.

Falë Maison Roberta de Camerino dhe Luisa Spagnoli arriti të ngrejë lart e me lart emrin e ndërmarrjeve siciliane duke realizuar koleksionet për të dyja këto shtëpi mode. Ashtu si ajo falë kurajos arriti të realizojë ëndrrën e saj edhe unë kam arritur të realizoj ëndrrën time, në saj të mësimeve të saj që do të ngelen të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën time.

Përtej të qenit një stilist me emër, në rrugëtimin tuaj artistik, ju keni pasur eksperienca si model dhe balerin. Çfarë kujtoni akoma sot me kënaqësi?

Po kam pasur mundësinë të kem edhe këto eksperienca si pjesëmarrës në konkursin “Më i bukuri i Italisë” të Claudio Marastoni duke fituar fazat e qyteteve  dhe rajonale e duke arritur deri ne konkursin kombëtar. Më pas u transferova në Milano dhe pasi kalova disa prova fitova një bashkëpunim me produksionin e Raffaella  Carra` përkrah Lapino, Magazu` e Stefano Forti duke përjetuar për herë të parë eksperiencën si balerin. Pasi mbarova këtë eksperiencë të bukur fillova si koreograf për ‘’Miss Italia’’ rajoni i Sicilisë përkrah organizatoreve Salvatore Gentile  dhe Peppino Bonanno. Falë besimit që patën te unë; merresha me të gjitha seleksionimet rajonale për të shoqëruar më pas finalistet në fazën pre- finale të ‘’Miss Italia’’ në “San Benedetto del Tronto” e rrjedhimisht më pas në finalen e madhe të ‘’Miss Italia’’ në “Salso Maggiore” direkt në RAI 1. Pikërisht në këtë moment vendosa të realizoj ëndrrën time për tu bërë stilist. Fillova me një nga shtëpitë e mia të modës “Girarsi Alta Moda” duke ia dedikuar mamasë sime të shtrenjte Mimi, i vetmi person që besoi tek mua. Me shumë dashuri e respekt kujtoj të gjithë këto emra që do përmenden në këtë intervistë. Njerëz me të cilët akoma vazhdojmë frekuentohemi si miq e si bashkëpunëtorë.

Ju jeni një stilist i afirmuar dhe klientët e tu, që janë gjithashtu stilistë ju besojnë juve dhe aftësive tuaja. Sa është e rëndësishme të ndërtosh një raport besueshmërie me klientin?

Faleminderit për këtë përshkrim tuajin, por nuk e konsideroj veten si një stilist i afirmuar, por si një profesionist i dashuruar me punën e tij. Me të gjitha shtëpitë e modës, brand-et dhe stafin, objektivi im është të ndërtoj një raport të besueshëm. Për shembull për eventin e  “Milano Fashion Week” pikat kryesore ishin prezantimi i ndërmarrjeve dhe blerësve realë, vizibiliteti, tipologjia e publikut, kualiteti i rrobave që do të prezantohen në sfilatë, vendi, krijimi i një sinergjie midis publikut që blen dhe ndërmarrjeve që sfilojnë. Shumë e rëndësishme është edhe puna e stafit tim, qe është në çdo moment  në dispozicion të ndërmarrjeve që prezantohen për të pasur një paraqitje optimale të eventeve. Prioriteti im është që t’i ofroj një shërbim shumë të mirë ndërmarrjeve të pranishme duke krijuar një raport sinergjie me objektivin e përbashkët “MADE IN ITALY”

Prej disa vitesh merrni pjesë në shumë evente si drejtor artistik për të promovuar më të mirat në fushën e modës, të bukurisë dhe gazetarisë. Cilat janë vështirësitë më të mëdha në organizimin e eventeve të këtij kalibri?

Pas 24 vitesh eksperience nuk has vështirësi në krijimin dhe organizimin e sfidave të reja për evente të reja. Me këtë përkushtim timin nuk dua të dukem në sytë e publikut si një hero. Si pasojë e të shkuarës gjendemi në një rënie ekonomike dhe është thelbësore dhe e rëndësishme  të dish të organizosh dhe drejtosh tregun. Falë eksperiencës dhe kreativitetit unik gjithmonë kthehet në një event eksellent. Nuk fsheh nostalgjinë për kohet e arta të modës, ku moda ka shprehur krijimet e saj më të bukura.

Çfarë eventesh të lidhura me kohët e shkuara ju kujtohen?

Më kujtohen “Donna sotto le stelle” një transmetim televiziv për sfilatat e modës, që mbyllte javën e modës në Romë. Një tjetër event organizuar nga Dhoma Kombëtare e Modës në Itali që jepej direkt nga shkallet e famshme të “TRINITA DEI MONTI” tek sheshi “Piazza di Spagna “ në Romë. Për mua është një kujtim i veçantë dhe shumë i bukur  të punosh pas kuintave për tre edicione nën drejtimin e professor Pippo Baudo dhe bukuroshes Milly Carluçi dhe nga këto projekte të krijosh miqësi me shumë stilistë me të cilët akoma vazhdojmë frekuentohemi. Për t’ju përmendur disa prej tyre si shtëpia e modës: “Lella Curiel”, ”Teodolina Quintieri”, ”Anton Giulio Grande”, “Gai Matt Mattiolo”, ”Roço  Braço”, “Gattinoni”, “Agon Fustenberg”

Shumë artiste me famë ndërkombëtare kanë qenë pjesë e eventeve tuaja, por edhe shumë stilistë që janë vlerësuar për punimet e tyre

Po e vërtetë, shumë prej tyre kanë qenë fitues të çmimit ST Oscar, si p.sh : Fabrizio Gatta, Valeria Marini,  Alessandro Cechi Paone, Nina Moric, Emanuela Tittoçhia, Savino Zaba.

Shumë prej stilistëve kanë marrë çmime të rëndësiShme si : Lelle Curiel, Teodolina Quintieri, Roberta di Camerini, Alviero Martini, Nino Lettieri, Anton Giulio Grade, Marella Ferrera, Carlo Albeto Terranova, SARLI, Giovanni Cannistra, Michele Miglionico, Gianni Calignano, Genny e Byblos By Girombelli etj…

Një nga veçoritë tuaja është që gjithmonë vendosni një të ftuar special. Pse?

Po kështu është. Për të mos shkuar shumë larg, edicionin e këtij viti pata të ftuar Giuseppe Fata-n  si një prej markave më të mira “Made in Italy” e njohur edhe në botë, që prezantoi koleksionin e tij të ri të HEAD SCULPTURE. Atelietë të pranishme ishin : Rezarta Skifteri që prezantoi Shqipërinë, Nuçia Burgaretta që perfaqesoi Sicilinë, Yuri Bombello që përfaqësoi Zvicrën, Herman Vassallo që përfaqësoi Maltën, Daniel Di Lusso që përfaqësoi Romën, Patrizia Concari që përfaqësoi Brecsian dhe Cristo Couture që përfaqësoi Puglian. 

Në eventet tuaja përveç modës trajtohet edhe tema delikate e mbështetjes sociale. Çfarë teme u trajtua në eventin e shtatorit?

Gjatë ‘’Milan Fashion Week’’  pati hapësirë edhe kauza për viktimat e dhunës. U prezantuan ekskluzivisht krijimet e Wearable Italia, byzylykë të gjeneratës së re për sigurinë e grave. Këta aksesorë brenda përmbajnë një patentë teknologjike të veçantë që është në gjendje të hyjë në komunikim me Bluetooth, nëpërmjet një aplikacioni që gjendet në sistemin IOS, Android e Windows.

Në drejtimin e eventeve tuaja gjejmë shumë shpesh aktoren Emanuela Tittoçhia. Si ka lindur bashkëpunimi mes jush?

E kam njohur Emanuelën shumë vite përpara. Unë isha drejtori artistik i një eventi që zhvillohej në Reggia di Caserta dhe ajo drejtonte mbrëmjen. E pëlqyem menjëherë njeri-tjetrin. Lindi një miqësi dhe stimë reciproke. Në të katër eventet e mia kombëtare si: Çmimi ST Oscar i modës, Alta Moda Piazzale Michelangelo Premio La Loggia , Milano Fashion Ëeek, Çmimi Alta Moda Castello di Paterno, ajo ka qenë prezente. Kuptohemi shumë mirë dhe bashkë gjithmonë realizojmë punë të bukura dhe të rëndësishme si një familje e madhe. Dua te theksoj që Emanuela Tittochia përveçse është një profesioniste shumë e mirë, është edhe një mike e vërtetë, e vlerësoj shumë. Me të ndihem mirë si ne jetën time private ashtu edhe në punë, prandaj ajo drejton gjithmonë eventet që unë organizoj.  

Projekte te ardhshme?

Janë shumë. Prioriteti im është që çdo vit të organizoj të katër eventet e mia, gjithashtu të bëj stilistin duke rihapur shtëpinë time të modës si një stilist i përmasave kombëtare. Fatkeqësisht ky projekt u ndërpre ne vitin 2002 kur humba mamanë time Mimi që u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare.

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *