DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Studime të përbashkëta me dijetarët Arbëreshë/ Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit

Shpërndaje

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave, Qendrës për Studim dhe Publikime për arbëreshët dhe Ministrisë së Diasporës.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u krye nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi, drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati si dhe nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Ky memorandum synon koordinimin e studimeve për kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh, bashkëpunimin ndërinstitucional që parashikon realizimin e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, organizimin e aktiviteteve studimore si dhe krijimin e grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta.

Pikë me rëndësi është edhe mbështetja e studiuesve të rinj, të cilët do të realizojnë studime dhe publikime për këtë komunitet.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e krijuar së fundmi, është institucioni i parë në historinë e shtetit shqiptar që ka fokus ekskluziv studimet e specializuara që ngërthejnë gjithë universin kulturor, historik, letrar, social dhe antropologjik të komunitetit arbëresh, si një trashëgimi unikale kulturore në mbarë botën. / ATA

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *