DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Studimi / Gratë mbivlerësojnë tërheqjen e burrave nga trupat e hollë e të dobët

Shpërndaje

Një studim i ri i realizuar nga Sarah N. Johnson dhe Renee Engeln zbuloi se gratë mbivlerësojnë tërheqjen e burrave për modelet e holla të pasarelave.

Studimi pyeti një grup prej 548 studentësh kolegji, të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis meshkujve dhe femrave. Atyre iu kërkua të vlerësonin trupat e modeleve të ndryshme femra dhe meshkuj.

Sipas studiuesve, ekziston një ‘keqkuptim paralel’ në të cilin burrat dhe gratë mbivlerësojnë shkallën që gjinia e kundërt do të tërhiqej nga trupat e hollë, të dobët dhe elegantë.

Studimi i quajtur “Mospërputhjet gjinore në perceptimin e trupave të modeleve femërore” zbuloi se burrat nuk pëlqenin gratë domosdoshmërish të  holla, por ata vlerësonin edhe tipare të tjera të atraktivitetit si forma, buzëqeshja, flokët etj.

Studimi arriti në përfundim se si gratë ashtu edhe burrat mbivlerësojnë mënyrën se si gjinia tjetër e shikon trupin ‘model’, tip që zakonisht portretizohet në media apo në shfaqjet e tjera të markave të modës së lartë.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *