DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Studimi i ri/ Kafeja mund të ndihmojë tretjen

Shpërndaje

Nëse jeni një konsumues i rregullt, atëherë e dini që një filxhan kafe zakonisht pasohet nga një udhëtim në tualet jo shumë kohë më pas.

Ndërsa pija e përditshme është gjithmonë një temë debati kur bëhet fjalë për shëndetin tonë, studimi i ri thotë se ky efekt anësor qesharak do të thotë se kafeja është në të vërtetë e mirë për tretjen dhe më shumë! Për shumë persona, kafeja është një pjesë jetike e rutinës së mëngjesit  dhe mund të jetë gjithashtu gjëja që na mban në një orar të rregullt të tretjes. Sipas një rishikimi të ri shkencor të botuar në Nutrients, kafeja ndihmon në tretje dhe ka një efekt pozitiv në disa nga proceset e saj.

Studiuesit shikuan 194 botime për të gjetur ngjashmëri në lidhje me përfitimet e pirjes së kafesë. Një konstante ishte fakti se kafeja dukej se ndihmonte në sekrecionet gastrike, biliare dhe pankreatike. Të gjitha këto janë jetike për tretjen e ushqimit dhe kafeja dukej se stimulonte prodhimin e tyre. Në veçanti, kafeja ndihmoi në stimulimin e sasisë së gastrinës (një hormon tretës) dhe acidit klorhidrik (që gjendet në lëngun e stomakut) dy faktorë kyç për të ndihmuar në tretjen e ushqimit në stomak.

Rishikimi zbuloi se kafeja lidhet me lëvizshmërinë e zorrës së trashë, duke e bërë atë po aq efektive sa drithërat për t’ju ndihmuar të shkoni në tualet. Kjo gjë mund të çojë në një rrezik të reduktuar të kapsllëkut kronik, sipas studiuesve. /Nutrients

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *