Studimi / Njerëzit që jetojnë në fshat janë më të lumtur se ata që jetojnë në qytet
Shpërndaje

Një studim kanadez ka dal në përfundimin se njerëzit që jetojnë në fshat janë më të lumtur se ata që jetojnë në qytetet dhe qendrat e mëdha urbane.
Studimi është bazuar në 400 mijë njerëz në Kanada, duke përdorur si vlerësim shkallën e lumturisë.
Qytetet më të mëdha kanë paga më të larta, nivele më të larta të arsimit, norma më të ulëta të papunësisë, mirëqenie më të madhe dhe të mira materiale, por kjo nuk nënkupton asgjë në kuptimin e gëzimit dhe lumturisë që përjetojnë. Studimi gjeti se njerëzit që jetojnë në zonat rurale ishin mesatarisht tetë herë më të lumtur sesa njerëzit që jetojnë në zonat urbane.