Studimi/ Si u pasuruan miliarderët amerikanë gjatë krizës së pandemisë
Shpërndaje

Sipas një studimi të ”American for Tax Fairness” dhe Instituti për Programin e Studimeve të Politikave për Pabarazinë, bazuar në të dhënat e ”Forbes”, nga mesi i marsit deri në mesin e majit personat më të pasur në Amerikë janë pasuruar me 434 miliardë dollarë”.
Në krye të kësaj renditjeje qëndrojnë kreu i ”Amazon” Jeff Bezos dhe CEO i ”Facebook” Mark Zuckerberg për shkak të lulëzimit të blerjeve dhe prezencës online të bizneseve gjatë pandemisë.
Sipas studimit Bezos ka fituar 34,6 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg 25 miliardë.